Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, analisti Xhejms Lindsay u shpreh se dyshon që propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga e duhur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Të gjithë e dimë se duhet të arrijmë një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kjo është e qartë. Por, nga sa kuptoj për planin që është paraqitur, nuk mendoj se është një plan veçanërisht i mirë. Mendoj se thjesht mbulon problemin dhe ne nuk po e zgjidhim atë. Do të hasim në probleme të reja shumë shpejt sepse të dyja palët thjesht do të argumentojnë se pala tjetër nuk po bën atë që pritet dhe nuk do t’i japë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare. Dhe unë jam shumë skeptik që do të shohim zbatimin e shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pra, pikëpamja ime është se ne duhet të shkojmë drejt marrëveshjes së plotë përfundimtare dhe kjo do të thotë që Serbia të njohë Kosovën, Kosova të krijojë një asociacion kuptimplotë të komunave dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t’u ofrojnë Serbisë dhe Kosovës shumë ndihma të tjera për ta tejkaluar problemin. Unë mendoj se duhet të bëjmë diçka shumë më krijuese, shumë më ambicioze për të provuar dhe zgjidhur këtë problem. Thjesht mendoj se kjo, e ashtuquajtura marrëveshje është vetëm një leukoplast. Nuk po zgjidh asgjë dhe pas 15 vitesh na duhet një zgjidhje e duhur tani. Alternativa sipas tij do të ishte ndryshimi i kufijve etnikë, ka thënë mes tjerash, analisti Xhejms Lindsay.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …