Profesori anglez, Xhejms Ker-Lindsay, mbështetës i kahershëm i idesë së shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se kjo është zgjidhje e vetme në mes të dy shteteve. Ai ka riaktualizuar Kohën për të diskutuar ndarjen. Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër dy shteteve që vullnetarisht vendosin kufijtë e tyre”, ka thënë ai. Ndërsa sa i përket asaj se ndryshimi i kufijve është gjë joevropiane ai kujton marrëveshjen për Irlandën Veriore të ndërtuar mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur shumica e popullatës në Irlandën Veriore kishte dashur ashtu. Ndryshimi i kufijve, e liron edhe Kosovën nga ndryshimi i Kushtetutës së saj në pjesët ku serbëve u jepen pushtete të tepërta. Përfundimisht, përderisa preferenca e qartë mbetet ajo e një aranzhimi autonom, për serbët, ndarja nuk është kaq radikale e as kaq e rrezikshme, sa mund të duket. Madje ka edhe më shumë mbështetës se ç’ mund të mendohet. Derisa shumë zyrtarë publikisht e kanë kundërshtuar idenë, ata privatisht e dinë se çfarë avantazhesh sjellë ajo, ka saktësuar profesori anglez, Xhejms Ker-Lindsay.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …