Profesori anglez, Xhejms Ker Lindsay, thotë se Kosova për një kohë të gjatë ka mbetur e bllokuar ne arenën ndërkombëtare, andaj për të lëvizur përpara duhet ta pranojë marrëveshjen evropiane me Serbinë. Ky është një propozim shumë më i mirë nëse i krahasojmë më të kaluarat, pasi ka disa ndryshime pozitive. Por, ajo që më shqetëson më së shumti është mënyra se si do të zbatohet ky plan. Nëse nuk zbatohen këto marrëveshje atëherë është e sigurt se do të ketë serish kriza. Profesori anglez tregon se përgjatë këtyre viteve Kosova ka qëndruar para dy zgjidhjeve, shkëmbimi i territoreve ose autonomi për komunitetin serb. Megjithatë ai shprehet i bindur se në asnjë forme Kosova nuk do ta ketë fatin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjithmonë ishin vetëm dy rrugë për zgjidhjen e problemit me Serbinë. Njëra është shkëmbimi i territoreve dhe tjetra është autonomi për komunitetin serb, e para nuk gjeti mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë situatë në të cilën është Kosova duhet ta pranojë një formë autonomie për komunitetin serb, dhe kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë bosnjëzim. Disa njerëz me qëllim po synojnë të dezinformojnë për këtë gjë duke krijuar panik për publikun. E nëse me pyesni se si do e zgjidhja këtë çështje, unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte shkëmbimi i territoreve, kjo për mua është zgjidhja më e logjikshme”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …