James Mattis: Administrata amerikane dhe NATO-ja nuk heqin dorë nga Kosova

James Mattis: Administrata amerikane dhe NATO-ja nuk heqin dorë nga Kosova

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin saktëson se administrata amerikane nuk  do t’ i  ndryshojë politikat në Kosovë. Në raportin prej 56 faqesh, shefi i Pentagonit konfirmoi se Amerika do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë atje për aq sa të jetë e nevojshme. “Kosova është shembulli më i mirë se çfare ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, pohon Mattis, i cili shton se përballë situatës së sigurisë në rajon KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit, e nuk do të rekomandonte reduktimin e trupave. Ai theksoi gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Gjenerali shprehu mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe pohoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndërkaq edhe kryeministrja britanike Theresa May, gjatë takimit me presidentin Donald Trump, deklaroi se do të mbronin Kosovën bashkë me Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …