James Mattis: Vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin kontributet financiare për mbrojtjen e përbashkët

James Mattis: Vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin kontributet financiare për mbrojtjen e përbashkët

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka ftuar  vendet anëtare të NATO-s të rrisin kontributet e tyre financiare për mbrojtjen e përbashkët, ose Amerika do ta zvogëlojnë angazhimin e tyre ndaj Aleancës. “Taksapaguesit amerikanë nuk janë në gjendje të mbajnë një pjesë joproporcionale të mbrojtjes së vlerave perëndimore”, tha Mattis në selinë e NATO-s në Bruksel dhe shtoi se administrate e kryetarit Trump, sikurse administrata e paraardhësit të tij Barack Obama, pret nga aleatët e NATO-s që të rrisin shpenzimet e tyre në fushën e mbrojtjes.Kjo është absolutisht e nevojshme dhe siç tha një ministër i mbrojtjes evropiane javën e kaluar, vetëm një kërkesë që të gjithë ata që përfitojnë nga mbrojtësit më të mirë në botë, të marrin pjesë proporcionalisht me kostot e nevojshme për mbrojtjen e lirisë”, tha Mattis.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …