leoni

James O’Brien, ka deklaruar në Beograd se dëshiron të respektohen të gjitha marrëveshjet e dialogut, Kosovë – Serbi

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka deklaruar në Beograd se dëshiron të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e tyre të arritura gjatë dialogut Kosovë – Serbi. Sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ai tha se është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet dhe sipas tij, në këtë kuptim drafti i Statutit duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe të ketë një diskutim më të gjerë në mënyrë që serbët në Kosovë të mund të integrohen si në jug ashtu edhe në veri”. Asociacioni është një hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të bëhet progres edhe para se të formohet Asociacioni. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat dhe fëmijët dhe ne punojmë për të gjitha këto në të njëjtën kohë. Detyrimet kanë ekzistuar që nga viti 2015, kur e para (marrëveshja) është nënshkruar, nuk mund të premtoj një afat, por gjëja më e rëndësishme është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”, tha O’Brien.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …