James O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo shtet tjetër dhe do të ketë mbështetjen e Amerikës

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, deklaroi se rreziku në Ballkan karakterizohet nga “betejat lokale” që shndërrohen në konflikte politike, duke prekur të gjithë rajonin. Këtë deklaratë ai e bëri për agjencinë Tanjug, kur u pyet për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë. O’Brien theksoi se rajoni i përket Evropës dhe duhet të jetë pjesë e saj. “Rreziku primar është veriu i Kosovës dhe kërcënimi i shkëputjes së një pjese të Bosnje-Hercegovinës. KFOR-i dhe EUFOR-i janë aty për të parandaluar bandat e vogla vendore. I pyetur për mbështetjen e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së, dhe blerjen e dronëve nga Prishtina, O’Brien tha se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, vendosi vetëm një proces politik për të ardhmen e Kosovës, i cili çoi në pavarësinë e saj. “Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo shtet tjetër dhe këtë e bën në kuadër të një procesi transparent dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë,” theksoi ai, duke shtuar se kjo është një hap përpara drejt stabilitetit në rajon dhe do të ketë mbështetjen e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …