Uashingtoni zyrtar nuk do të lejojë akte të dhunshme në Veri të Kosovës të ngjashme me ato të shtatorit të vitit të kaluar, ka deklaruar ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë, O’Brien u ka bërë i thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet provokuese në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mendoj se është shumë e rëndësishme, veçmas pas ngjarjeve në shtatorin e kaluar, ku një grup tentoi të importonte një numër të madh të armëve që do të mund të shkaktonin dhunë të madhe, nëse do të lejoheshin të çonin në fund planet e tyre, kjo është diçka që të dyja palët duhet ta kuptojnë se ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Brajen ka thënë se Ballkani Perëndimor “duhet të jetë evropiane, stabile dhe e sigurt, mbi të gjitha ky rajon ka nevojë për integrim ekonomik. Kjo çështje është kyçe për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia e tyre po largohet për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike. O’Brien u bëri thirrje palëve që të zbatojnë përgjegjësitë e tyre që dalin nga ky proces.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …