Jamie Shea

Jamie Shea: Serbia duhet të heq dorë nga ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës

Ish zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në vendin tonë, Xhemi Shia ka deklaruar se pjesa veriore është çështje e brendshme e Kosovës dhe Serbia nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Gjatë intervistës për Euronews Albania ai ka theksuar se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme. “Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë” ka porositur ish zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në vendin tonë, Xhemi Shia.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …