Janë bërë disa ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019

Janë bërë disa ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019

Këshilli Organizativ i Festivalit mbarëkombëtar e ka aprovuar dorëheqjen e Dibran Fyllit, nga posti i drejtorit të Festivalit folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019 dhe në vend të tij, për edicionin e sivjetmë e ka zgjedhur Alban Gashin. Dibran Fylli, kohë më parë kishte dhënë dorëheqjen nga drejtori i Festivalit, në shenjë pakënaqësie  për ecurinë dhe disa zhvillimeve të fundit të cilat, sipas Fyllit nuk përkojnë me karakterin e këtij manifestimi folklorik duke iu ngushtuar hapësira e veprimit dhe të kompetencave  të drejtorit, sidomos në përzgjedhjen dhe seleksionimin e ansambleve, grupeve e rapsodëve që do merrnin pjesë në festival.

Megjithatë përgatitjet për edicionin e sivjetmë, që fillon  Festivali  po vazhdojnë me ritmin normal  që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor  dhe  ku edhe sivjet do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë  e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, përfshirë edhe një grup i arbreshëve nga Sicilia. Drejtori I posazgjedhur Alban  Gashi ka kërkuar mbështetje te të gjithëve dhe përgatitjet janë duke vazhduar për sjelljen e vlerave të mirëfillta në këtë manifestim folklork. Ndërkaq, kryesuesi i Këshillit organizativ i Festivalit, Besim Hoti,  ka thënë ky eveniment i folklorit e  i kulturës, traditës, historisë përgjithësisht, tashmë ka krijuar identitetin  për vlerat e mëdha  të folklorit mbarëkombëtar përcjellë përmes skenës, ka rendësin e vet edhe për qytetin e Klinës e edhe përkrahja e komunës do të jetë në të gjitha aspektet .

Fatmir Berisha, nga Drejtoria  artistike e festivalit, ka thënë se deri tash  janë kryer rreth 80 për qind e përzgjedhjes së grupeve pjesëmarrëse. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 18 grupe, e rapsodë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Në anën tjetër, Skënder Merturi, drejtor Komunal i Kulturës, ka njoftuar për procedurat e tenderimit, të cilat do të kryhen me kohë.

Enver Maloku, zëdhënës i Festivalit

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …