Janë bërë të gjitha përgatitjet për Festivalin Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”

Komuna e Skenderajt, përkatësisht drejtoria për kulturë, rini dhe sport ka bërë tashmë të gjitha përgatitjet për edicionin e 12-të Festivalit tradicional gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”

“Rapsodia Shqiptare” është festival i muzikës rapsodike dhe mbahet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, më 26, 27 dhe 28 Nëntor në Skenderaj.

Në këtë edicion pritet të marrin pjesë mbi 30 grupe rapsodësh nga të gjitha trevat shqiptare, qe do t’i argëtojnë adhuruesit e kësaj muzike tradicionale.

Simbol i Festivalit është heroi Hamëz Jashari si kultivues dhe krijues i këtij zhanri të muzikës shqiptare, si dhe si adhurues i artit në përgjithësi.

Festivali edhe këtë vit ndan çmimet tradicionale për më të mirët vlerësuar nga juria profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …