38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pjesë e grupit të gjashtë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes kanë përfunduar me sukses trajnimin dhe nga sot janë në shërbim të Korpusit të Paqes në Kosovë. Të 38 vullnetarët janë betuar sot në një ceremoni në Prishtinë dhe do të shërbejnë për 24 muaj në komunat e Kosovës. Në këtë ceremoni i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë Philip Kosnett, i cili duke iu drejtuar vullnetarëve tha se kanë punuar me shumë mund për t’u kualifikuar në këtë program. Kosnett tregoi se djali i tij ka shërbyer si vullnetar në Filipine, dhe kishte jetuar në plazh. Kosnett u tha vullnetarëve se në Kosovë nuk ka det, por ka male të mrekullueshme. I pranishëm ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tokologjisë Shyqiri Bytyqi, i cili tha se Kosova është përherë mirënjohëse ndaj ShBA-ve për kontributin që ka dhënë për popullin kosovar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …