Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar mbi 52 pako ushqimore për familjet në nevojë të komunës së Suharekës. Është ky edhe një aktivitet më shumë i kësaj Shoqata, krahas shumë aktiviteteve tjera humanitare që po ndihmon anë e kënd Republikës së Kosovës. Në një situatë të vështirë ekonomike, siç janë shumë familje në nevojë, një pako ushqimore është mese e mirëseardhur. Andaj, kryetari Muharremaj, këtë aktivitet e ka quajtur nderim për Komunën e Suharekës.