Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e urave në Açarevë dhe Tushilë

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës publike, përkatësisht rregullimit të urave të reja, janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e urave në Açarevë dhe Tushilë, në të cilat fshatra vërshimet e janarit të vitit 2023 shkatërruan një pjesë të tyre dhe infrastrukturën rrugore.

Komuna e Skenderajt është duke investuar në ndërtimin e urave të reja, në mënyrë që të krijohet edhe një herë mundësia e lidhjes së njerëzve mes vete, lagjeve dhe fshatrave.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në fshatin Açarevë dhe kanë bashkëbiseduar me banorët vendës, përkitazi me projektin në fjalë.

Komuna e Skenderajt i ka dhënë prioritet realizmit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …