Kabinetet e biologjisë, fizikës, matematikës, kimisë e informatikës, si dhe tabelat digjitale janë pajisur në 8 shkolla të komunës së Skenderajt, si fazë e parë e projektit të arsimit, në mënyrë që t’u krijohen kushtet sa më të mira pune për nxënës dhe mësimdhënës, ashtu që të rritet cilësia e mësimnxënies dhe mësimdhënies. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, sot gjatë ditës kanë vizituar disa nga shkollat ku janë krijuar kabinetet e reja, një premtim i Qeverisjes Nura, në fushën e arsimit.