Janë liruar nga autoritet gjermane dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, të dyshuar për sulmin në Berlin

Janë liruar nga autoritet gjermane dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, të dyshuar për sulmin në Berlin

Janë liruar nga autoritet gjermane  dy vëllezërit shqiptarë me origjinë nga Kosova, të cilët ishin arrestuar  si të dyshuar për organizimin e një sulmi, në një prej qendrave tregtare, në Oberhausen të Berlinit, në Gjermani. Pas hetimeve intensive nga policia e Essenit, dyshimet e raportuara ndaj të dyshuarve nuk janë vërtetuar, ka thënë një zëdhënës i policisë në këtë qytet, transmetojnë mediat gjermane e botërore.  Vëllezërit, njëri 28 e tjetri 31 vjeçar, u arrestuan në mëngjesin e së premtes, pas informatave nga shërbimet sekrete se ata po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare Centro, një prej më të mëdhave në Gjermani.

Çka thonë tani jugo-gazetarët që shkruajnë, shajnë dhe  i fyejnë shqip myslimanët shqiptarë, duke i paragjykura si terroristë, duke pretenduar ta paraqesin Kosovën si tokë të pëlleshme të IS-it?

Po edhe sikur të kishte ndodhur që dy shqiptarë të kishin qenë të përfshirë, apo ta kishin kryer sulmin, në Berlin  a do të duhej që faqja e zezë dhe turpi t i përfshinte 7 milonë shqiptarë?

Kush e financon këtë zell skizofren të mendjeve  të çoroditura, të pjellës titiste-rankoviçiste?

Pse kaq shumë i gëzohen së keqes bijtë e qyqeve, korbatkave e sorrashkave?

Vetëm një gjë është fare e sigurtë. Prapa kësaj fushate morbide nuk qëndron Vatikani, as Kleri katorik shqiptar, me siguri se as ai mysliman.

Sa për bijtë që i ka pagëzuar dhe i ka bekuar, Sava Janjiqi dhe mjekërroshët para tij, për bijë e bijat e mbetjeve të Serbisë milosheviqiane, në vendin tonë, sa për bijë e bijat e spiunëve të djeshëm e të sotëm të Serbisë, nuk di çfarë të them, por këtu diku mes Athinës e Beogradit zihet fushata e korbave të zinj, të turpit e të faqes së zezë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …