Një zjarr i madhe e i rrezikshëm ka përfshi në flakë një pjesë të bukurive të Deçanit në vendin e quajtur tek pishat. Ky zjarr është lokalizuar falë efikasitetit të Brigadës së Zjarrfikësve të Deçanit. Në vendin e ngjarjes ishte edhe Kryearti i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni dhe bashkëpunëtorë tjerë. Pas intervenimit të shpejtë zjarret janë lokalizuar por kryetari Ramosaj apelon tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë pastrimit pranveror të pronave të tyre private, të mos e ndezin zjarrin sidomos kur është duke fry era sepse nga pakujdesia vije edhe deri tek ndonjë incident. Nga Drejtoria e Shkërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim behët e ditur se gjatë ditë së diel dhe deri në orët e vona të mbrëmjes zjarre kishte dhe në vendet: Lloqan, Shaptej, Ramosaj –Ledina në Carrabreg, Dranoc, Podi i Gështenjave në dy intervenime dhe në fshatin Prapaqan në dy intervenime. Tashmë situata është nënë kontroll por kërkohet kujdes i shtuar nga qytetaret, mos ndizni zjarre në mal gjatë ecjes, kur bëni pastrimin e fushave mos i ndezin sepse nga pakujdesia vije deri të ndonjë incident. Për ç’do raste mund të kontaktoni këta dy numra: