Janë mbi 160 mijë punëkërkues në Kosovë, rreth 63 mijë janë regjistruar vetëm në dy muajt e fundit

Janë mbi 160 mijë punëkërkues në Kosovë, rreth 63 mijë janë regjistruar vetëm në dy muajt e fundit

Mbi 160 mijë punëkërkues në Kosovë, rreth 63 mijë janë regjistruar vetëm në dy muajt e fundit. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në Kosovë nëpërmjet qeverisë austriake, ka siguruar të premten laptopë, tabletë dhe artikuj mbrojtës për Agjencinë e Punësimit në Kosovë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e cila drejtohet nga Rozeta Hajdari. Sipas njoftimit të UNDP-së në Agjencinë e Punësimit janë të regjistruar mbi 160 mijë punëkërkues. Roli i Agjencisë së Punësimit është shumë i rëndësishëm dhe aq më tepër gjatë pandemisë, pasi ajo ofron shërbime për të gjithë punëkërkuesit e regjistruar në Kosovë. Aktualisht janë 160.229 punëkërkues të regjistruar në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Punësimit të Agjencisë së Punësimit, ku 62.360 nga këta punëkërkues të regjistruar janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, nga 13 marsi deri më 19 maj”, ka njoftuar ndër të tjera UNDP-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …