Janë mësuar shkaqet dhe vendi ku nisi në fillim zjarri në autobusin që u përflak më 23 nëntor në Bullgari ku si pasojë vdiqën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë. Këtë e ka bërë të ditur prokurori, Biser Mihaillov, i cili po punon në zbardhjen e rastit të aksidentit në emisionin “Fytyrë më fytyrë” në televizionin nacional Bullgar. Marian Marinov nuk dëshiroi të zbulojë shkakun e zjarri dhe tha se “këtë do t’ua lë ekspertëve” të cilët dje përsëri kanë kryer kontroll të madh të autobusit. Ai shtoi se një pjesë e madhe e rrethojës së autostradës ka hyrë në autobus në pjesën e përparme të gomës së përparme deri te dera e përparme, kurse rezervuari i cili ka qenë prej plastike, është shkatërruar në tërësi.

A view shows the site where a bus with North Macedonian plates caught fire on a highway, near the village of Bosnek, Bulgaria, November 23, 2021. REUTERS/Stoyan Nenov