leoni

Janë nënshkruar kontratat me 25 të rinj të moshës së rritur (18 – 24 vjeç), mes Komunës së Skenderajt, përfituesve dhe UNPD-s

Janë nënshkruar kontratat me 25 të rinj të moshës së rritur (18 – 24 vjeç), mes Komunës së Skenderajt, përfituesve dhe UNPD-s, në kuadër të projektit “Reload”, për trajnim dhe praktikë në punë, në institucione publike dhe ndërmarrje private. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, para nënshkrimit të kontratave, i ka uruar të rinjtë përfitues, duke thënë se periudha e trajnimit në punë, do të shërbejë që të fitohet përvoja e nevojshme, në mënyrë që e nesërmja t’i bëjë profesionalë në orientimet e tyre. Ky është një hap i vogël në këtë periudhë kur të rinjtë po ikin nga vendi, në kërkim të një jetë më të mirë. Komuna e Skenderajt do të angazhohet edhe më shumë në projekte të kësaj natyre, në mënyrë që të kontribuojë në punësimin e të rinjve.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …