leoni

Janë përfshirë nga zjarri, në rrethana ende të pandriçuara, dy zyra në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK

Një ditë pasi  ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu,  kishte dhënë një deklaratë para  Prokurorisë së Kosovës, lidhur me rastin, Dehari, sot janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK, pikërisht aty ku pretendohet se kanë humbur mostrat e gjakut të të ndjerit Astrit Dehari. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, kurse nuk raportohet për persona të lënduar. Në raport thuhet se oot rreth orës 08:00, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë, Flora Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …