Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Beqir Meha, Ajet Beqiri dhe Shukri Qorri, janë bërë homazhe pranë varreve të tyre në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. Aty u tha se të dy dëshmorët meritojnë të nderohen pasi bënë të mundur çlirimin e atdheut. Homazhe ka bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se gjithmonë do të nderojë ata që popullit të Kosovës u mundësuar të frymojnë lirshëm. Dëshmori i kombit Beqir Meha, pjesë e brigadës 114 ka rënë në altarin e lirisë 20 vite më parë, e familjarët e kujtojnë si një njeri të guximshëm që ishte në gjendje të jepte cdo gjë për atdheun. Ilir Meha, djali i dëshmorit Beqir Meha, thotë se është krenar për babain e tij dhe luftën që ai ka bërë për lirinë e Kosovës.
