Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me qytetarë e fshatrave Gur i Kuq, Ratkoc dhe Kramovik, përuruan parqet moderne, që përfshijnë: – Ndriçim publik; Ulëse; Ambient të gjelbëruar; Parkingje. Po ashtu, është përuruar rregullimi i shtratit të përroit në lagjen e Kelmendëve, në gjatësi prej 735 m, ku u bë: Rregullimi i shtratit me gurë; Ndërtimi i trotuarit; Ndërtimi i dy urave; Trajtimi i kanalizimit; Shëtitorja; Ndriçimi dhe elemente të tjera. Rregullimi i hapësirave publike dhe mirëmbajtja është prioriteti ynë ka thënë me këtë rast kryetari Latifi. Më shumë mjedise të gjelbëruara – më shumë jetë!