IKSHPK

Janë regjistruar edhe 226 raste të reja me virusin korona në vendin tonë në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 226 raste të reja me koronavirus. Ka shkuar në 8 mijë e 330 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, kjo pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 226 raste të reja. Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar 115 persona të prekur me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 4 mijë e 578.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …