Janë shpërndarë edhe sot pajisje bujqësore për fermerët e komunës së Skenderajt

Janë shpërndarë edhe sot pajisje bujqësore për fermerët e komunës së Skenderajt, në kuadër të mbështetjes për zhvillim të bujqësisë, falë programit të qeverisjes Nura, që ka arrit të rris buxhetin për këtë sektor deri në 50 mijë euro nga buxheti i vitit të kaluar. Me këtë rast, janë shpërndarë 25 spërkatëse dhe 3 atomizerë, ku komisioni komunal, pas vlerësimit të aplikacioneve, ka bërë përzgjedhjen e 28 fermerëve përfitues. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, u ka dëshiruar suksese përfituesve, ndërsa ka theksuar se qeveria e tij do të vazhdojë të jetë përkrah fermerëve në aktivitetet e tyre dhe planet për zhvillim të bujqësisë. Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, duke i uruar përfituesit, ka thënë se bujqësia do të ketë mbështetjen e Komunës së Skenderajt edhe viteve në vazhdim. Shpërndarja e sotme e mjeteve bujqësore është mbështetja e dytë brenda vetëm një jave, ku numri i përgjithshëm i bujqve përfitues arrin në 60.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …