Tanimë janë shpeshtuar deklaratat publike të liderëve të shteteve të ndryshme se normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë për bazë njohjen e ndërsjellë. Për normalizimin e raporteve midis këtyre dy shteteve, në Bruksel për më shumë se 11 vjet po zhvillohet dialogu nën ndërmjetësimin e bllokut evropian, por ky proces deri më tani nuk i ka afruar aq shumë palët që të mund të thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje finale. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur habinë e tij lidhur me deklaratat e shpeshtuara se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Lideri serb ka thënë se e ka ditur se ky është qëndrim i Perëndimit, por deri më tani nuk e ka thënë askush zyrtarisht. Kosova insiston që dialogu duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Më 10 qershor, gjatë vizitës në Kosovë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi se marrëveshja përfundimtare duhet të zgjidhë njohjen e çështjes së Kosovës. Për diplomatët në BE, ky është një qëndrim i kuptueshëm, pasi Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet. Derisa do të ketë vende në BE që nuk e njohin Kosovën, nga BE-ja nuk mund të thonë publikisht dhe formalisht është qëllimi i njohjes së Kosovës. Por, burimet e BE-së në Bruksel thonë se “është më se e qartë se çfarë nënkupton normalizimi gjithëpërfshirës, me marrëveshje ligjërisht obliguese.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …