Jane Sprouster: Kosova vendi më i varfër në rajon e Evropë

Zëvendësmenaxherja e Bankës Botërore për Kosovë, Jane Sprouster ka deklaruar se Kosova vendi më i varfër në rajon e Evropë. Ajo ka shtuar më tutje se për të arritur progres të qëndrueshëm në zvogëlimin e varfërisë, Kosova duhet të kalojë në një model të rritjes ekonomike konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë, sidomos për popullatën e re. Gjatë intervistës për Kosovapres, zëvendësmenaxherja e Bankës Botërore për Kosovë, Jane Sprouster ka thënë se rritja ekonomike parashikohet të jetë në 3.8 për qind për vitin 2024 dhe deri 4 për qind në periudhën afatmesme. Ajo ka shtuar më tutje se me rritjen ekonomike që pritet të përshpejtohet, Banka Botërore parashikon që varfëria do të ulet, nga 19.2 për qind në 2024 në 17.1 për qind në 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …