Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha është cituar të ketë deklaruar se Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë presidentin rus, Vladimir Putin, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore. Jam 100 për qind i bindur se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë nëse Kievi bie, objektivi tjetër është Moldavia, Gjeorgjia, do të ketë telashe në Ballkanin Perëndimor, pastaj shtetet baltike janë objektivi i radhës”, ka thënë ai, duke paralajmëruar për “efekt domino”. Jansha u ka bërë thirrje sllovenëve të bashkohen në një tubim në mbështetje të Ukrainës të mërkurën në Lubjanë. Duke e krahasuar Putinin me kryekriminelin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ai ka thënë se ishte e mundur të priteshin “të njëjtat hapa irracionalë, kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet.
