Analisti i mirënjohur Janus Bugajski ka shkruar se Serbia vijon të jetë pikëmbështetja e depërtimit rus, në Ballkan. Moska e sheh presidentin serb, Aleksandër Vuçiç si kryepërçarësin e vet kundër Perëndimit. Ndjekja e agjendës së “botës serbe” ndihmon për të cënuar pavarësinë e shteteve ballkanike që kërkojnë lidhje më të ngushta me Amerikën dhe institucionet perëndimore. Shërbimet ruse kanë depërtuar thellë në Serbi dhe Vuçiç e di se ai do të braktisej e madje do të largohej nga detyra prej Kremlinit, në rast se do ta njihte Kosovën, do të hiqte dore nga objektivat separatiste serbe në Bosnje-Hercegovinë, do të njihte plotësisht shtetësinë e Malit të Zi dhe do të bënte një kërkesë për anëtarësimin e Serbisë në NATO. Në fakt, frika e Vuçiçit nga Putini siguron nënshtrimin e Beogradit ndaj strategjive së Kremlinit. Pretendimet për Serbinë “balancuese” midis Perëndimit dhe Lindjes janë hartuar kryesisht për të arritur lëshime nga Uashingtoni dhe Brukseli me qëllim dobësimin e Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. (Dita)
