leoni

Bugajski

Janus Bugajski: Përparimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë u bllokua kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës

Dështimi i Bashkimit Europian për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e tij të tetorit kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, ka thënë analisti i njohur amerikan Janus Bugajski. Bllokimi i anëtarësimit do të dërgojë një mesazh braktisjeje pikërisht në një kohë kur shtetet aspirante kanë nevojë për përfshirje më të fortë të BE-së. Përparimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë u bllokua kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës. Një vendim pozitiv mbi negociatat e pranimit nuk do të nënkuptonte anëtarësim të menjëhershëm, por fillimin e një procesi të gjatë të kualifikimit për të gjithë kapitujt. Presidentit francez Emmanuel Macron, që ishte në krye të politikës së bllokimit, iu bashkua edhe Danimarka e Holanda. Në mungesë të një pozicionimi të fuqishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të zgjerimit të BE-së, Franca është bërë më e fuqishme në sfidimin e angazhimeve të Bllokut për të përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit, tha Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …