Japonia e ndihmon sektorin e shëndetësisë në Kosovë me mbi 700 000 dollarë

Japonia e ndihmon sektorin e shëndetësisë në Kosovë me mbi 700 000 dollarë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar. Ai fillimisht e falënderoi Japoninë për mbështetjen vazhdueshme për Kosovën dhe veçanërisht për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19. Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19. Ambasadori, Mitsunori Ogasawar njoftoi se ndër të tjera Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700 000 dollarë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …