Sekretari i Jashtëm i Shtetit të Japonisë, në Tokio mirëpret faktin se Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për diskutime shtesë sa i përket propozimit evropian për “Marrëveshjen lidhur me normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Normalizimi i raporteve në mes të dy shteteve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet se do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Japonia pret që të dy vendet të angazhohen në mënyrë konstruktive në implementimin e Marrëveshjes. Ajo mbështet një Evropë të bashkuar fuqimisht nën vlerat themelore dhe përpjekjet reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Sipas kësaj nisme, Japonia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj evropiane, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …