Rrahman Jasharaj

Jasharaj kërkon Qeveri bashkëpunuese me sindikatat, paralajmëron protesta në mungesë të dialogut

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka bërë thirrje që Qeveria e ardhshme të mos formohet vetëm nga një subjekt politik, duke kërkuar më shumë bashkëpunim me sindikatat dhe trajtim të drejtë të kërkesave të tyre. Jasharaj ka shprehur shqetësimin për vonesat në numërimin e votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se kjo situatë po ndikon në vonesën e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës, çka krijon probleme shtesë për sektorin publik. Ai ka kritikuar Qeverinë në largim për mungesën e dialogut me sindikatat dhe ka paralajmëruar se, nëse Qeveria e re nuk angazhohet për dialog të sinqertë dhe nuk merr parasysh kërkesat e SBASHK-ut, nuk përjashtohet mundësia e protestave dhe grevave. Një nga kërkesat kryesore të SBASHK-ut mbetet nënshkrimi i kontratës kolektive, që mungon tash e pesë vite, si dhe rritja e vlerës së koeficientit të pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm rus S. Lavrov la vlerësuar qëndrimin e kryetarit amerikan, Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, la vlerësuar qëndrimin e kryetarit  amerikan, Donald Trump për …