Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari ka vlerësuar se shkëputja e njëanshme e kontratës kolektive nga MASH-ti ka të bëjë me grevën në arsim. Ai ka shtuar më tutje se sindikata që drejton mendon se shkëputja e kontratës kolektive është veprim i ngutshëm, i pabazuar, i njëanshëm dhe pa efekt. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari ka deklaruar për Expres se MASHT-i nuk e ka këtë të drejtë për shkëputje të një anshme të kontratës por as SBASHK-u. “Ne jemi në konsultim me ekspertë të fushës së drejtësisë dhe jemi duke e analizuar situatën. Me siguri do të dërgojmë përgjigje zonjës Nagavci për t’i treguar se e ka bërë një hap të gabueshëm dhe se nuk ka të drejtë për shkëputjen e njëanshme të kontratës”, ka theksuar krye sindikalisti i Arsimit, Rrahman Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …