Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka kujtuar 21 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen e tij nga forca të shumta policore serbe. Sulm të cilit e gjithë familja Jashari iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut. “21 vite më parë Familja Jashari u sulmua për herë të dytë brenda pak muajsh, nga forca të shumta policore serbe, të pozicionuara në ish-Fabrikën e Municionit, pak metra larg shtëpive të familjes. Edhe përkundër një aksioni policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut. Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz. Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë. Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës!”, ka shkruar Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …