Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, ka thënë se arrestimet e të premtes në Prishtinë ishin një “spektakël” i shëmtuar. Ai e konsideroi një pikëpyetje të madhe se pse po ndodh e gjithë kjo, derisa shtoi se ky është një plan i përgatitur në teori dhe tani po vihet edhe në praktikë, duke vënë në dukje se Organizata e Veteranëve të UÇK-së është keqpërdorur. Në fjalën e tij nipi i ish-komandantit legjendar Adem Jasharit tha se këto janë lojëra të ndyta nga njerëz të vendit në bashkëpunim me vendet e tjera. Fajin për këtë planifikim Jashari ua lë liderëve politikë, që sipas tij kanë bashkëpunuar me vendet e tjera. Ai tregoi se për të mbrojtur veten e tyre politikanët po cenojnë veteranët. Së fundmi ai bëri edhe thirrje për unitet mes shqiptarëve, duke theksuar se përçarja nuk mund të na çojë gjëkundi tjetër veçse në humnerë.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve

Ambasadori i Finlandës në vendin tonë, Matti Nissinen ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente …