Jashari: Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Qeverisë së Kosovës është në nivel të kënaqshëm

Jashari: Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Qeverisë së Kosovës është në nivel të kënaqshëm

Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Qeverisë së Kosovës është në nivel të kënaqshëm kështu ka shkruar i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari pas takimit që sot e ka pasur nënkryetari Lushtaku me zëvendësministrat Koci e Ymeri. “Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Qeverisë së Kosovës është në nivel të kënaqshëm, dhe këtë lidhje duhet shfrytëzuar edhe për përkrahje të projekteve zhvillimore të komunës sonë. Nënkryetari Lushtaku, në takimin e sotëm që kishte me zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, dhe zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abdyl Ymeri, ka paraqitur përveç tjerash edhe angazhimin e Komunës së Skenderajt sa i përket zhvillimit ekonomik, synimet tona për të sjell investitorë, për të investuar në Skenderaj, ku ne tashmë kemi krijuar kushtet e përshtatshme për investime. Është e kuptueshme që bashkëpunimi në mes Komunës së Skenderajt dhe nivelit qendror, do të vazhdojë dhe do të avancohet edhe më tej, dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi që të përkrahen nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë e linjës projektet që janë në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …