Jashari: Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin

Me rastin e festës emblematike të kombit tonë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit. Pas nderimeve që ju ka bërë vendit ku prehen dëshmorët e kombit që ranë në altarin e atdheut gjatë luftimeve me 5,6 e 7 mars të vitit 1998 në krye me frymëzuesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shaban, Adem e Hamëz Jasharin, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari deklaroi se është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin. “Ne bashkërisht së bashku me shoqatat e dala nga lufta e me qytetarë tjerë së bashku bëm nderime e homazhe pranë varrit të komandantit legjendar dhe dëshmorëve tjerë, ku do të vazhdojmë edhe në kompleksin memorial në Marinë. Ky muaj është muaji i sakrificës, i lavdisë dhe kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri që ne si shqiptarë të Kosovës falë UÇK-së, në qershor të 99-ës arritëm ta kurorëzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin ashtu siç është më së mirë dhe ashtu siç e deshën dëshmorët” tha në mes tjerash, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …