Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari pas takimit që ka zhvilluar sot me Komisionin Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përfunduar projektin e nisur në vitin 2005. “Në takimin e sotëm të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj – si kryesues, me pjesëmarrje dhe të ministrave të Ministrive të linjës dhe zyrtarë tjerë, u konfirmua edhe një herë prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përfunduar projektin e nisur në vitin 2005, për këtë vend të shenjtë të Kosovës, ku ka rrënjë liria dhe pavarësia e saj. Jam i sigurt se, me përfundimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, qytetarëve nga mbarë trevat shqiptare, por jo vetëm, do t’u mundësohet të kenë një kompleks atraktiv që ia vlen të vizitohet”, ka shkruar Jashari.
