leoni

Jashari: Muaji mars sjell në vëmendjen tonë sakrificën e popullit për lirinë e vendit për të cilën breza të tërë u sakrifikuan

Jashari: Muaji mars sjell në vëmendje sakrificën e popullit për lirinë e për të mos duruar pafundësisht pushtuesin serb

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari më bashkëpuntorë ka nderuar dëshmorët dhe vendosur kurora me lule të varret e heronjve Mustaf Qorraj, në Pemishtë, Zeqir e Isuf Mulaj dhe Ismet Spahiu në fshatin Vitak, në 20-vjetorin e rënies së tyre. Ai ka thënë se muaji mars sjell në vëmendjen tonë sakrificën e popullit  për lirinë e vendit për të cilën breza të tërë u sakrifikuan.

“Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarët, përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarët, kemi nderuar me një minutë heshtje dhe kemi vendosur kurorë me lule të varret e heronjve Mustaf Qorraj, në Pemishtë, Zeqir e Isuf Mulaj dhe Ismet Spahiu në fshatin Vitak, në 20-vjetorin e rënies së tyre për lirinë e Kosovës. Kemi nderuar gjithashtu edhe dëshmorin e lirisë, Ilir Lushtaku, në 20 vjetorin e rënies së tij, së bashku me familjarët e dëshmorit, deputetë të Parlamentit të Kosovës, dhe qytetarët e tjerë. Muaji mars sjell në vëmendjen tonë sakrificën e popullit tonë për lirinë e vendit, për lirinë e kësaj toke për të cilën breza të tërë sakrifikuan jetën, dhanë gjithçka që patën, vetëm për të mos duruar pafundësisht pushtuesin serb. Kujtojmë me respekt të veçantë gjithashtu edhe martirët e fshatit Vitak, gjaku i të cilëve u bë dritë në rrugën tonë të lirisë. Homazhe dhe respekt kemi shprehur edhe për martirët e Pemishtës. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë! Qoftë i pa harruar kujtimi për ta!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …