Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas nisjes për në Hagë të dy ish komandantëve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa. Ai ka shkruar se në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për liri do ta ketë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar. “Gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë. Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar. Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar. Si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të jetë tejkaluar, si në rastin e gjeneralëve Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, dhe të tjerëve. Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë!
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …