Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se shumë vite më parë i kishte propozuar kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit që formimin e Tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe. Gjatë deklarimit për Ekonomia Online, kryetari, Bekim Jashari ka saktësuar se idenë e ka dhënë në mars të vitit 2008. Të gjitha vendet që kanë pasur luftë kanë krijuar gjykata për krimet e luftës. Duhet të gjykohet e të dënohen pa përjashtim të gjithë ata që kanë bërë krime, pa marrë parasysh a janë vendës apo jo. Ndërsa duke folur për idenë e tashme për krijimin e kësaj gjykate, ai ka thënë se më mirë është të krijohet kjo gjykatë tani,edhe pse është vonë, se sa të mos krijohet kurrë. Shpresoj që kjo të mos stërzgjatet të shkojë në procedura të shpejta dhe thash më mirë vonë se kurrë, kjo është e domosdoshme. Humbja që ka përjetuar familja jonë dhe familjet e tjera në vend, por edhe çdo qytetarë i Kosovës do të shpaguhej vetëm nëse do të ketë drejtësi dhe do të dënohen ata që kryen krime, ka theksuar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …