Rrahman Jashari

Jashari: Nëse Qeveria e ka hallin e nxënësve, atëherë ajo duhet ta nisë dialogun me sindikatat

Kryetar i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK-së), që është edhe kryetar i SBASHK -ut, Rrahman Jasharaj ka shkruar se nëse Qeveria e ka hallin e nxënësve, atëherë ajo duhet ta nisë dialogun me sindikatat. Ai ka shkruar se as BSPK-ja, si përfaqësuese e shumicës së federatave sindikale, as SBASHK-u, si përfaqësuese e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe në shumë nga institucionet e kulturës, nuk kanë qenë të kyçur asnjë herë në punën e komisionit hartues të ligjit të pagave, e as nuk e kanë pranuar zyrtarisht versionin final të tij, i cili paska shkuar tani në procedura. “Qasja e gabueshme e Qeverisë ndaj sindikatave dhe dialogut, krijimi i mjegullës me apo pa qëllim për Ligjin e pagave dhe ligjet tjera, si dhe humori pa krip e kanë sjellë situatën deri të greva e përgjithshme dhe nëse ministrja Nagavci dhe Qeveria e kanë vërtetë hallin të nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva le të nisin me dialogun dhe plotësimin e kërkesave të të sindikatave, që janë në kuadër të BSPK-së” ka shkruar, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …