Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka përkujtuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka uruar shëndet e mbarësi për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe ka theksuar se është nder dhe kënaqësi të jetë përpara Forcave të Sigurisë së Kosovës. “Sot UÇK-ja na ka bashkuar këtu për 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme. Është një kënaqësi, krenari me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur Dem baba Dem. Iu uroj 25-vjetorin, shëndet e punë të mbarë, shpresojmë që t’i arrijmë qëllimet tona shekullore, për hir të luftës, gjakut, bijtë e bijave tona, të gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet. Lavdi dëshmorëve, lavdi të gjithë të rënëve” theksoi në mes tjerash, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …