Jashari: Të bashkohemi, mos të na përçajnë as partitë, siç nuk na kanë përçarë as fetë e asgjë

Jashari: Të bashkohemi, mos të na përçajnë as partitë, siç nuk na kanë përçarë as fetë e asgjë

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka takuar sot veteranët e luftës së UÇK-së, nga të cilët kërkoi të bashkohen për zhvillim dhe qeverisje të drejt në Skenderaj. Gjatë këtij takimi ai ka shpalosur edhe platformën qeverisëse, ku si prioritet ka vendosur arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik. Jashari nga të pranishmit ka kërkuar që ata të bashkohen për të ndërtuar shtetin e Kosovës, në mënyrë të drejtë dhe të pastër, pasi që ky është amanet i atyre që ranë për lirin e vendit.

 

“Ne duhet të gjithë bashkërisht të bashkohemi, mos të na përçajnë as partitë, siç nuk na kanë përçarë as fetë e asgjë tjetër në të kaluarën deri më sot. Të bashkohemi ta ndërtojmë këtë vend, sepse e kemi obligim dhe unë mendoj që qysh ka qenë patriotizëm për secilin nga ju që dje, keni kapur pushkën me çliruar këtë vend, unë mendoj që sot e kemi obligim dy herë e më shumë me ndërtuar këtë vend, në mënyrë të drejtë, ta pastër dhe të shënosh, sepse ky ka qenë edhe amaneti i atyre që kanë ra dje. Kërkoj të qëndroj kështu bashkërisht që ta ndërtojmë këta vend në rrugë të drejtë, të pastër dhe të shëndosh, që ky vend të merr drejtimin e duhur të zhvillimit ekonomik që rinia jonë, gjenerata e reja, por dhe gjithë qytetarët e këtij vendi ta shohin perspektiven këtu në Skenderaj, mos të kemi nevojë me ik me dal jashtë vendit”, tha ai.

Bekim Jashari si pretendent për kryetar të Skenderajt ka garantuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do ketë transparencë dhe llogaridhënie për të gjithë ata investitorë që vijnë për të investuar në Kosovë.

 

“Ju garantoj edhe juve të gjithëve që në mandatin e Bekimit ka me pas transparencë, ka me pas llogaridhënie të të gjithë ata investitorë të mundshëm që do të vijnë nesër, kanë mu ndi po ashtu të sigurt si shteti nga vijnë për investimin e vet”, tha ai. Ai po ashtu u zotu se për të rinjtë e Skenderajt do të krijojë një fond të veçantë, ku idetë e tyre do të shfrytëzohen për zhvillimin e resurseve të tyre. Jashari në këtë takim me veteranët e luftës u zotua se gjatë mandatit të tij do të inaugurojë një gurthemel i cili do të mirëmbahet dhe nuk do të mbulohen nga mbeturinat.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës, Hysni Ngucati ka kërkuar përkrahjen për Bekim Jasharin dhe të gjithë asamblist që janë pjesë e shoqatës së veteranëve. Ai tha që atëherë kur i duhej ndryshimi Skenderaj dhe Kosovës doli në ballë Bekim Jashari për t’i shërbyer Kosovës në rrugën e ndërtimit ekonomik, arsimore e kulturor.

 

“Sot kur Skenderajt dhe Kosovës i duhen më shumë ndryshime pozitive në Skenderaj, konkurron një nga familja Jashari, Bekim Jashari doli në ballë për t’i shërbyer Skenderajt, Drenicës e Kosovës dhe së bashku me ne e me popullin t’i shërbejë vendit të rrugën e ndërtimin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha ai. Ndryshe në këtë tubim elektoral, Shoqata e Veteranëve të Arsimit ka ndarë një mirënjohje për kandidatin e pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, e cila mbante edhe emrin Shaban Jashari, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …