Xhavit Jashari

Jashari: Vendosja e shtatores së Car Llazarit mund ta destabilizojë vendin

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar pas vendosjes së shtatores së Car Llazarit në pjesën veriore të Mitrovicës, duke e cilësuar këtë si një akt provokues për vendin. Sipas kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhaxit Jashari, veprimet e tilla mund të çojnë deri në destabilizimin e krejt vendit. Ai ka përkujtuar veprimet e autoriteteve serbe para disa vitesh kur e patën hequr me dhunë pllakën përkujtimore për dëshmorët e UÇPMB-së në Preshevë. “Institucionet duhet të reagojnë dhe jo ta neglizhojnë këtë çështje. Duhet të kushtëzohen gjëra me Kosovën lindore, me luginën e Preshevës, kur dihet fakti se si është reaguar ndaj lapidarit të pjesëtarëve të UÇPMB-së”. Duke e konsideruar si të pafuqishme ndërhyrjen e Qeverisë Mustafa, ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’I ndërpresë, siç ka thënë ai, praktika të tilla të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …