Sot në Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi në 20 vjetorin e rënies heroike të tyre. Kryetari i komunës, Bekim Jashari ka thënë se veprat dhe sakrifica e tyre do të jetojnë përgjithmonë në mendjet tona. “Sot përkujtojmë me respekt heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dëshmorët e kombit, Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi, të cilët 20 – vite më parë ranë në altarin e lirisë, por veprat dhe sakrifica e tyre do të jetojnë përgjithmonë në mendjet tona. Lavdi dëshmorëve Arsim Tahiri e Xhevdet Krasniqi, dhe të gjithë trimave tjerë të kombit!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …