Analisti i njohur boshnjak, Jasmin Mujanoviq, thotë se është skandaloz fakti se si Amerika dhe BE-ja po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin ai e quan skemë tjetër të dështuar të ndarjes. Ai saktëson se kjo është skandaloze meqë Kosovës po i bëhet presion për të themeluar diçka të tillë, në radhë të parë për të qetësuar “vasalin e Kremlinit” kryetarion e Serbisë, Aleksandet Vuçiq. Mujanoviq shprehet se Kosova duhet të refuzojë krijimin e Asociacionit pasi e gjithë siguria e rajonit varet nga kjo gjë, ka shkruar analisti i njohur boshnjak, Jasmin Mujanoviq. Ky reagim i tij u bë pas deklaratave të dy emisarëve, Escobar dhe Lajcak gjatë vizitës në Prishtinë dhe në Beograd.