leoni

Jean-Hubert Lebet: Dialogu Kosovë - Serbi është çështje e Evropës dhe i takon shteteve evropiane që ta zgjidhin atë

Jean-Hubert Lebet: Dialogu Kosovë – Serbi është çështje e Evropës dhe i takon shteteve evropiane që ta zgjidhin atë

Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka bërë të qartë se shteti zviceran e mbështet dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, përfshirja e akterëve të tjerë, duke aluduar në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, është e mirëseardhur, por siç theksoi ai, dialogu është çështje e Evropës dhe i takon shteteve evropiane që ta zgjidhin atë. Tutje ai në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, me tëmën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”, ka thënë se, normalizimi i marrëdhëneve Kosovë-Serbi është çëshjte evropiane dhe se Zvicra e mbështet një dialog të tillë. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të tregohen të gatshme për rifillimin e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …