Ministri i Jashtëm i Francës, Jean Marc Ayrault i ka ka dërguar një telegram urimi ministrit, Enver Hoxhaj nëpërjmet së cilës e ka uruar për zgjedhjen në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës. Shefi i diplomacisë franceze, Jean Marc Ayrault e ka vlerësuar lart përkushtimin e ministrit Hoxhaj të cilit i ka ofruar përkrahje për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e proceseve integruese evropiane si dhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës e Francës. Franca ka qenë gjithmonë përkrah Kosovës dhe ju e dini se vendi juaj mund të llogaris në mbështetjen tonë dhe ekspertizën tonë për ta shoqëruar në reformat e nevojshme në përafrimin tuaj me Evropën, në veçanti në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, thuhet në mes tjerash në telegramin e urimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …